E martë, 27 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Niz zyrtarisht fushata në PD, Basha e Selami prezantojnë platformat

Demokratet e Kavajës jane te paret qe Lulzim Basha ka vendosur tu kërkoje votën per mandatin e dyte ne krye te Partisë Demokratike. Ne perballjen e pare me anëtaret e partisë qe drejton prej 4 vitesh, pas humbjes se zgjedhjeve, Basha ka theksuar se ka ardhur koha qe ai vete te mbaje pergjegjesite qe i takojnë.

 

Reklamë

 “Është ora për të marrë të gjithë përgjegjësitë e mia për të gjithë vendimmarrjen, për të gjykuar bashkë me ju, a bëmë gjithçka që mundëm? A qëndruam apo jo fuqishëm në kauzat që besonim, në kauzat e drejta të shqiptarëve; me dekriminalizimin, me luftën kundër drogës, me luftën për një drejtësi të pakapur e të panënshtruar politikisht  dhe me luftën për zgjedhje të lira e të ndershme? Dhe nëse po, le të mos e konsiderojmë këtë fundin e një betejë, por njësoj si në vitin 1991, stacionin drejt betejës tjetër, betejës përfundimtare për të rrëzuar një herë e mirë këtë regjim. E për t’i rikthyer shqiptarëve shpresën në vend të frikës.”

 

Reklamë

Ne 25 qershor PD fitoi bashkinë e Kavajës, fitore e cila erdhi sipas Bashes per shkak te bashkimit te demokrateve, dhe është nje model qe duhet ndjekur.

 

“Dhe, ky është mësimi dhe thirrja ime sot, jo si kandidat, por si demokrat. Bashkohuni demokratë kudo ku jeni, lini mënjanë qefmbetjet. Nuk është ora për të parë se çfarë kemi marrë nga Partia Demokratike, por njësoj si në vitin 1991 është ora për të parë cfarë mund të japim për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë dhe demokracinë.”

 

Basha përsëriti se maxhoranca i fitoi zgjedhjet me bandat e krimit dhe duke blere vota.

Më shumë video

Reklamë