Policia ka arrestuar shumë persona në të gjithë Rusinë teksa përpiqeshin të vendosnin lule në kujtim të Alexei Navalny në monumentet e represionit politik stalinist.

Shifrat janë të vogla deri tani, por ka gjasa të rriten pasi protestat duket se do të zgjerohen.

Lexo edhe :

Related Posts

Videot nga Moska tregojnë një grua duke u tërhequr zvarrë nëpër dëborë drejt një furgon policie nga disa oficerë. Nga turma dëgjohen thirrje “TURP”.

Natën e kaluar, dukej se oficerët kishin urdhër që t’i lejonin njerëzit që të bënin homazhet, por sot urdhrat duket se kanë ndryshuar.

Kremlini po lëviz për të zhdukur çdo aluzion për një tubim masiv, çdo shpërthim të mundshëm zemërimi për vdekjen e Navalny.

Në Novosibisrk, në Siberi, autoritetet rrethuan monumentin ku njerëzit po shkonin për të nderuar kujtimin e Navalnyt. Ata pretenduan se kishte kërcënime me bombë.

Në Rusinë e Vladimir Putinit, e drejta për protestë publike është ngushtuar gradualisht, por në mënyrë të vendosur, derisa është pothuajse inekzistente. Është e paligjshme edhe qëndrimi me ndonjë simbol proteste në rrugë pa leje. Dënimi është një gjobë ose një periudhë e shkurtër në paraburgim policor.

Por nëse kjo shenjë shpreh mbështetje për Alexei Navalny, ekziston një rrezik real i akuzave penale – për ekstremizëm.

E gjithë organizata politike e Navalny – duke përfshirë të gjitha zyrat e saj në të gjithë Rusinë – është shpallur “ekstremiste” në të njëjtin nivel me grupet terroriste si ISIS ose Al-Kaeda.

Kjo do të thotë se kushdo që ka ndonjë lidhje me Navalny – ose që tregon mbështetje për të dhe ekipin e tij – po merr përsipër një rrezik të madh. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *