Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një postim në “Facebook” ka bërë me dije përfundimin e operacioneve të para për riatdhesimin e shqiptarëve, të kthyer përkatësisht nga Italia dhe Kroacia.

 

“Këto operacione do të vijojnë për t’i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën evropiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19.”

 

Gjithashtu, Cakaj theksoi se kthimi në atdhe do të mundësohet për studentët, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta, si dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar.

 

Kryediplomati, nëpërmjet postimit të tij, udhëzoi të gjithë qytetarët shqiptarë, që për çdo informacion të nevojshëm, të kontaktojnëdrejtpërdrejtë me Përfaqësinë e RSh-së në vendin ku ndodhen ose me njësinë e emergjencave në Ministrinë Për Evropën dhe Punët e Jashtme, në numrat e vënë në shërbim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *