E hënë, 26 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Nishani: U cënua siguria kombëtare

Presidenti i Republikës kërkon nga Prokuroria e Përgjithshme të hetojë të gjitha autoritetet dhe zyrtarët, të cilët kanë përdorur një pajisje përgjimi, sipas tij të paligjshme. Për kreun e shtetit, organi i akuzës të mbrojë dimensionin e sigurisë kombëtare.

“I kërkoj prokurorisë të hetojë deri në fund të gjithë ata autoritete të shtetit që kanë përdorur këtë pajisje të paligjshme. Pajisja dhe veprimtaria e saj kanë kërcënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë, ka kërcënuar integritetin e të gjithë institucioneve të çdo qytetari. I bëj thirrje të gjithë atyre institucioneve ose personave të cilët pengojnë hetimet, nga ana e Prokurorisë, të mos bëhen pengesë e funksionimit të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Çdo akt që pengon zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit, çdo akt që përbën pengim të hetimit përmes dëmtimit apo tjetërsimit të provave, do të përballet me ligjit.”

Reklamë

Reagim ka ardhur edhe nga kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili e konsideron si emergjenca ligjore dhe politike zbardhjen e kësaj situate. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, nuk ka pranuar të komentojë mbi ekzistencën e një pajisjeje përgjimi.

 

 

Më shumë video

Reklamë