Subscribe

Miratimi i ligjit per mbetjet, ka shkaktuar shqetësim te gjere qytetar dhe për këtë arsye, presidenti dhe ekspertet e tij ligjore, do te vlerësojnë përpuethshmerine e këtij ligji me Kushtetutën e vendit. Kështu është shprehur kreu i shtetit Bujar Nishani gjate nje interviste per Zërin e Amerikës. Kreu i shtetit ka zbardhur dhe arsyen se pse nuk u shpreh për ligjin e vetingut. Presidenti Bujar Nishani ndodhej ne SHBA, per te marre pjese ne Asamblenë Parlamentare ne Kombet e Bashkuara. Gjate fjales se tij, presidenti u ndal te angazhimi i Shqipërisë përkrah aleateve ne luftën ndaj terrorizmit, krizës se refugjateve, por dhe angazhimin e Tiranës zyrtare, per te përmbushur reformat e kërkuara nga unioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *