E hënë, 26 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nishani kthen ligjin e medias

Presidenti Bujar Nishani kthen për rishqyrtim ne Kuvend ligjin per median audiovizive. Ne arsyetimin e dekretit te kreut te shtetit, thuhet se duhet te reflektohen rekomandimet e dhëna nga Komisioni Europian per pavarësinë e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Një pike tjetër është edhe zgjedhja e kreut te këtij institucioni, qe sipas Nishanit,  nuk duhet te jete drejtor politik, por një produkt i kompromisit mes anëtareve te Këshillit Drejtues. Presidenti nënvizon se ligjit per median audiovizive i është dhëne fuqi prapavepruese. Ne përfundim Nishani i kërkon deputeteve rishqyrtimin e ligjit, te cilin e konsideron ne kundërshtim me parimet e ligjit themeltar te shtetit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë