E hënë, 26 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nis zbrazja e kampit në Lesbos, emigrantët dërgohen në Janinë dhe Korinth

A migrant exits the Moria camp through a hole in the fence, on the island of Lesbos, Greece, September 27, 2019. REUTERS/Alkis Konstantinidis

Pas zjarrit tragjik që përfshiu kampin më të madh të refugjatëve në ishullin Lesbos të Greqisë, u transferuan gjatë natës në portin e Pireut 215 emigrantë.  Më pas ata u dërguan me autobusë për tu strehuar në  Janinë dhe Korinth.  Zhevndosja e refugjateve nisi pas kaosit të shkaktuar brenda ambienteve të kampit.

 

Reklamë

Ky është transferimi I tretë që kryhet brenda një jave ku më herët jane tranferuar 480 të tjerë. Ndërkohë autoritetet greke bënë të ditur se 400 refugjatë të tjerë do të

 

Reklamë

Ajo cka e rëndon më shumë gjendjen në greqi eshte ardhja e anijeve te tjera me refugjate nga brigjet turke.

 

Aksioni për transferimin në portin e pireut vjen pas mbledhjes së qeverisë ku ndër masat kryesore vihen re lehtësimi i kampeve në ishujt grekë dhe përshpejtimi i procedurave të dhënies së azilit politik për refugjatët siriane. Gjithashtu parashikohet edhe  rritjen e numrit të kthimeve në Turqi me 10000 persona deri në fund të vitit 2020.

 

Sipas autoriteteve  greke fluksi i emigrantëve është rritur shumë krahasuar me vitin e kaluar. Gjithashtu qeveria do të zbatojë një plan të financuar nga Komisioni Europian duke strehuar refugjatë në shtëpi me qira si dhe  hotele të ndryshme.Nis zbar

Vazhdo të lexosh

Reklamë