Subscribe

Këto janë pamje të objekteve të Ukë Idriz Çelkolaj, Banorit të Unazës së Re që në takimin mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe banorëve të Astirit, premtoi se do të prishte vet banesën e tij pa leje, duke i hapur rrugë zhvillimit të projektit.

 

 

Çelkolaj ka bërë edhe një apel për banorët që e kundërshtojnë këtë projekt, duke i ftuar ata të heqin dorë nga aktet jo qytetare dhe të ndihmojnë në zhvillimin e Tiranës.

 

Banor i Unazës: “S’kemi arsye të dalim kundër projektit, kundër zhvillimit përderisa kjo është për të mirën e gjithë komunitetit dhe gjithë banorëve në Tiranë dhe gjithë Shqipërisë. Kjo është e vetmja mënyrë që mund të vazhdojmë të punojmë dhe të zhvillohet Tirana. Ky është mesazh për të gjithë njerëzit të ndërgjegjësohen, të mos pengojnë zhvillimin e Tiranës. Ky është mesazh për të gjithë sepse është e mirë e të gjithë neve”.

 

Bashkia e Tiranës u ka ofruar familjeve që preken nga gjurma e Unazës së Re sistemim në banesat sociale që mund të përdoren pa afat, si dhe bonos të qirasë për 3 vite.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *