Perfundimi i procesit zgjedhor duket se është shoqëruar edhe me nje forcim te lehte te monedhës europiane. Ne tregun valutor nje euro u këmbye me nje 132,59 leke, ose 0.20 leke me shume. Gjate muajit qershor euro arriti te zhvlerësohet me 2 leke, per shkak te shpenzimeve te mëdha te fushatës elektorale. Por ekspertet thonë se pavarësisht forcimit te lehte, serish monedha europiane do te jete ne këto kufij, pasi pritet qe tregu te ketë oferte te larte te euros per shkak te sezonit turistik, si dhe prurjes se emigranteve. Zhvlerësimi i euros i ka bere kreditë ne kete monedhe me kosto me te ulet, por nga ana tjetër ka dekurajuar depozituesit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *