Subscribe

Një atentat me armë zjarri u regjistrua mesditën e kësaj të hëne në shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, ku dy persona që po udhëtonin me një motoçikletë hapën zjarr në drejtim të një mjeti tip “Hyundai” që ishte në ecje.

Mjeti drejtohej nga 30-vjeçari, Fatjon Harusha, nipi i deputetit të PS, Luan Harusha, i cili fatmirësisht arriti të devijonte makinën nga rruga në kohë duke shmangur  plumbat, një pjesë e të cilëve përfunduan mbi automjet.  

Pas të shtënave dy atentatorët u larguan me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjeherë uniformat blu, të cilat ngritën postblloqe të shumta përgjatë gjithë zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Ende nuk dihet shkaku i atentatit ndërsa një grup hetimor ka nisur punën me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas policisë, deri më tani, janë shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyejte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *