Subscribe

Prishja e pazareve të drogës për një shumë prej 12 mijë eurosh ishte shkaku i dhunimit te tre personave në një fshat të Devollit, nder të cilët njëri humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.

 

Prokuroria ka zbardhur dinamikën e krimit.

 

Zarif Alliu, Mendar Burnazi dhe Daniel Tole ishin pjesë e një grupi që kryente transportin e hashashit nga Shqiperia në Greqi, duke kaluar nga kufiri i gjelbër.

 

Ditën e krimit në fshatin Braçaj, në 18 mars, persona të panjohur kanë dhunuar me mjete të forta tre personat e mësipërm, ku si pasojë e plagëve Zarif Alliu humbi dhe jetën.

 

Shkak i konfliktit mes tyre, ka qenë një detyrim i papaguar prej 12 mijë eurosh për transportin e narkotikëve, qe një personi i identifikuar me pseudonimin “Dajo”, iu kishte të lënduarve.

 

Policia lokale ka hetuar rastin dhe, pas dëshmive të marra, ka arrestuar te riun David Myrte, banor i zonës, qe dyshohet se ishte pjese e grupit te dhunuesve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *