Vëzhguesit e OSBE-ODIHR konsideroi si ngjarjen më të rëndë të këtyre zgjedhjeve vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

 

Në një dalje të posaçme për mediat për të prezantuar raportin paraprak, OSBE kërkoi ndëshkim për rastet e dhunës.

 

Vëzhguesit folën edhe për një ndër çështjet më të komentuara, databaza me të dhënat personale të qytetarëve.

 

“Ngjarja më e rëndë për fat të keq ishin këto incidente që shkaktuan vuajtje njerëzore. Ngjarja më e rëndë ajo e Elbasanit. Duhet të ketë dënim dhe ndëshkim pëer këtë rast. Të dhënat që janë publikuar, të dhënat personale për shtetasit shqiptar, patjetër që kanë përbërë problem. Kjo është një thyerje privatësie dhe konfidencialitet, një pikë shqetësuese që vlen për t’u përmendur.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *