Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme seksuale ndaj një vajze të mitur.

 

Ngjarja ka ndodhur të enjten në Kodër Kamëz, ku informacionet bëjnë me dije se Islam Xhaferi ka marrë në makinë një nxënëse të klasës se 7 të kësaj shkolle dhe e ka çuar më pas në një hotel ku  ka kryer veprime me natyrë seksuale.

 

Për ngjarjen e rëndë, e mitura u ka treguar prindërve dhe se bashku me ta e në prani te psikologes, vajza ka kallëzuar 25 vjeçarin, i cili është vënë menjëherë në pranga të policisë.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *