Subscribe

Provat e sekuestruara që dyshohet se i përkasin autorëve, priten që të ndihmojnë policinë e Durrësit për të zbardhur identitetin e personave që torturuan dhe grabitën biznesmenin Nazmi Çangu në fshatin Nikël të Krujës.

 

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se janë gjetur një kapuç si dhe të dhëna biologjike të cilat janë dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Policisë Shkencore. Gjatë grabitjes, Nazmi Çangu është përleshur madje me një nga autorët, pasi e ka kafshuar këtë të fundit duke e gjakosur.

 

Mësohet se autorët i njihnin mirë pronarët e banesës dhe kishin njohuri mbi shumën e madhe të parave që ndodhej në kasafortë.

 

Agresorët kishin kohë që vëzhgonin biznesmenin dhe vilën e tij, për të mësuar në detaje të gjitha lëvizjet. Të paktën prej 5 ditësh autorët kanë vëzhguar familjen.

 

Një tjetër pistë përveç parave ,mendohet të jetë edhe ajo e fajdeve, pasi Nazmi Çangu jepte para me interes të lartë. Gjatë grabitjes dyshohet se autorët kanë arritur që të marrin të paktën 100 mijë euro nga kasaforta.

 

Nazmi Çungu ka qenë edhe dëshmitar në 2016 në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *