Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë sot thirrjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke i përshkruar ato si të papajtueshme me objektivin qendror të luftës, që është eliminimi i Hamasit.

Duke informuar qeverinë e tij, Netanyahu tha se u shpjegoi liderëve të Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera: “Ju nuk mund të mbështesni nga njëra anë eliminimin e Hamasit dhe nga ana tjetër të na bëni presion për t’i dhënë fund luftës, duke parandaluar eliminimin e Hamasit”.

Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit tha se një dërgesë me ndihma amerikane mbërriti sot në Izrael, që përmbante “municione të rëndësishme për vazhdimin e luftës” dhe falënderoi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për mbështetjen.

“Falënderoj Presidentin Biden, me të cilin fola një ditë më parë, edhe për faktin që SHBA u paraqit në mënyrën e duhur dhe të drejtë në Këshillin e Sigurimit dhe sigurisht për ndihmën materiale që SHBA i jep Forcave të Mbrojtjes të Izraelit”, tha Netanyahu.

Sipas tij “lufta po vazhdon vërtet më fuqishëm, me intensitet, në veri të Gazës dhe në jug”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *