Subscribe

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim kanë nënshkruar kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit “Black Hawk”, financim i përbashkët i dy qeverive.

Xhaçka bëri me dije se helikopterët “Black Hawk” do të mbërrijnë shumë shpejt në Shqipëri. Sipas saj, ky është një tregues që Forcat Ajrore shqiptare dhe ato të Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt.

“Krah për krah me aleatin tonë strategjik për fuqizimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetësi i Shqipërisë në momentet më kyçe të historisë treguan sërish se janë në krah të vendit tonë edhe në këto kohë të vështira të pandemisë. Sot, me ambasadoren Yuri Kim nënshkruam kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit “Black Haëk”, financim i përbashkët i dy qeverive. Helikopterët “Black Haëk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në Bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt.”

Ndërkohë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u shpreh se SHBA dhe Shqipëria janë dhe do të vijojnë të qëndrojnë “krah për krah” njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *