Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm këtë të enjte në meshën e mbajtur në Bizë nga Padre Serxhio, për Shën Nënë Terezën.

 

Por gjatë kësaj meshe kreu I shtetit është takuar edhe më fëmijët e Bizës si dhe prindërit e tyre si dhe është njohur me kërkesat e këtyre të fundit.

 

Meta shkruan në Facebook, se fëmijët I kërkuan atij një kopësht të ri. Presidenti iu shpreh atyre besimplotë se kjo gjë  me pak dashuri do të realizohet.

 

Më tej Meta lëshon edhe një mesazh për qeverinë ku I kërkon më shumë vëmendje për këto zona me qëllim që të mos shpopullohen më.

 

“Fëmijët e Bizës dhe prindërit e tyre kërkojnë një kopsht të ri. Unë besoj se me pak dashuri në veprim do ta kenë. Por ata nuk janë të vetmit të cilët kanë këtë kërkesë. Ndaj na duhet shumë dashuri në veprim, që këto zona të mrekullueshme të mos shpopullohen më.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *