Moderatorja shumë e famshme italiane, Antonella Clerici ka bërë bujë së fundmi me një deklaratë për të bijën. Maelle, vajza e saj me ish-partnerin Eddy Martens, 15-vjeç në shkurt.
Antonella Clerici ka zgjedhur të jetë një nënë progresive dhe e vetëdijshme dhe mendon se ka ardhur koha të trajtojë çështjen e marrëdhënieve intime me të bijën.
“Ajo që i them gjithmonë është se duhet t’i bësh gjërat kur të jesh gati. Unë nuk jam nga ato nënat fanatike që thonë duhet të arrish të 18-at, se tani… nuk është më e mundur. Gjeneratat e reja janë të ndryshme. Fëmijët sot dinë gjithçka, nuk mund t’i them më se e ka sjellë lejleku. Dhe unë i them asaj dy gjëra: bëje kur të jesh gati dhe gjithashtu me personin e duhur”.
Ajo dëshiron që eksperienca e parë e të bijës të mos jetë vetë për hirë të herës sëparë, por për hirë të dashurisë, njësoj si eksperienca e saj.
“Ishte vera e ditëlindjes sime të 18-të , në dhjetor do të kisha mbushur 18 vjeç. Mbaj mend që ishte me një djalë që ishte mik i imi për shumë vite, ai ishte një person i besueshëm. Ishte ende një dashuri e bukur, e shëndetshme. E cila më pas nuk zgjati. Megjithatë, është një kujtim i bukur, sepse ishte një gjë e ëmbël dhe e bukur me një person që ndoshta nuk ishte një dashuri e madhe, por në atë moment më dha besim , nuk ishte i huaj”, rrëfehet moderatorja./vizionplus.tv