Erërat që fryjnë brenda rrethimit të Ferma V.I.P. kanë shkaktuar trazira të forta ndërsa dy prime na ndajnë nga finalja e madhe.
Tetë konkurentët e mbetur në garë gjenden në televotim për më të preferuarin dhe gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit duke nisur nga ora 21 në ekranin e Vizion Plus, sfida e eliminimit do të testojë dy personazhet më pak të votuar.
Rivendosja e Robert Aliaj në rolin e kryefermerit shkaktoi tronditjen që pritej. Albano Bogdo refuzoi autoritetin e tij në fermë duke mos kryer detyrat e ngarkuara. Ndërsa agai e dënoi Albanon për mosbindje duke e udhëruar të qëndrojë në shtëpinë e fakirit. Edhe ky vendim u injorua nga ish-fermeri, i cili vendosi të largohej përfundimisht nga Ferma V.I.P.
Largimi i Albano Bogdo-s ka shkaktuar debate edhe mes fermerëve të tjerë si dhe ka ndikuar në raportet mes tyre.
Megjithatë loja vijon e po ashtu detyrimet në fermë. Gjyshja e kryeplakut ka vizituar fermerët dhe i ka këshilluar ata për mbjelljet, punët në serë, apo përgatitjen e bulmetit.
Ngacmimi i karaktereve ka arritur tashmë në një nivel tjetër vështirësie ndërsa televotimi është i hapur dhe mbetet pak kohë për të përcaktuar gjashtë finalistët.
Ndiqni të gjitha zhvillimet në dy kanalet e dedikuara të platformës digjitale Tring dhe mos harroni të votoni personazhet tuaj të preferuar. /vizzionplus.tv





