E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Pak ditë para finales, Albano largohet përfundimisht nga “Ferma VIP”

Që pas spektaklit të djeshëm, ku u publikuan disa video me momente intime mes aktorit dhe këngëtares Baby G, Albano është përballur me një sërë dilemash, por edhe diskutime të shumta me fermerët e tjerë.

Gjatë ditës së sotme, Albano është përballur me injorimin e Baby G, por edhe me fermerët e tjerë, të cilët kanë qenë më të tërhequr.

Madje në një moment, mes Albanos dhe Robertit ka pasur edhe një debat. Artisti i ka kërkuar Albanos që të shkojë tek shtëpia e fakirit për thyerje të rregullores, por ky urdhër nuk është pranuar nga aktori i cili i ka kujtuar Robertit se është kryefermer dhe jo Agai.

Më pas, në fermë mbërriti zarfi nga Agai, i cili u lexhua nga Çiljeta dhe dënoi Albanon, duke e dëruar tek shtëpia e fakirit.

Reklamë

Kjo nuk u pranua nga aktori, i cili më pas vendosi që të largohet.

Ditën e sotme, aktori teksa foli me Çiljetën për situatën me Baby G pranoi se ndjenjat ja ka shprehur këngëtares në një moment dobësie, por kanë qenë të vërteta dhe nuk e ka gënjyer asnjë herë.

E gjithë situata dhe përballja me pjesën tjetër të fermerëve, duket se e ka shtyrë Albanon që të largohet përfundimisht nga ky rrugëtim, pak javë para finales së madhe./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë