Kryeministri Edi Rama e ka mirëpritur deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian në samitin e muajit mars, por sipas tij duhet punuar ende per integrimin ne union.

 

“Sinjal pozitiv, por nuk kemi pse ta ushqejmë vetem me iluzione, nuk varet nga ne, të punojmë me durim”, deklaroi Rama.

 

Shefi i qeverisë u ndal edhe tek Konferenca e Donatorëve që do të zhvillohet të hënën në Bruksel. Ai tha se çdo ndihmë nga vendet pjesëmarrëse, është e mirëpritur.

 

Gjatë qëndrimit të tij në Mynih, në kuadër të Konferencës për Sigurinë, Rama zhvilloi një sërë takimesh përgatitore për Konferencen e Donatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *