Përtej komenteve dhe akuzave të ndersjellta mbi përgjegjësinë për mos hapjen e negociatave, fakt është se tashmë i takon Shqipërisë të bëjë ndryshime të forta në rrugën e reformave.

 

Këtë përforcuan edhe mesazhet që erdhën sot nga Bundestagu gjerman.

 

Vendi ynë aktualisht është në krizë politike dhe opozita ka paralajmeruar pershkallezimin e aksionit politik.

 

Ish deputeti i LSI-së Edmond Panariti këtë të dielë nga edicioni qëndror i lajmeve në Vizion Plus është shprehur se qëndrimi i Gjermanisë ështëi qartë që ne të plotësojmë kushtet për ti hapur rrugë vetes drejt integrimit në BE.

 

Sot grupimi me i madh parlamentar ne bundestagun gjerman cdu – csu publikoi nje deklarate ku i kerkon shqiperise te vijoje me shpejtesi  ne permbushjen e reformave. Vetem keshtu sipas tij franca nuk do te kete mundesi te bllokoje negociatat per here te dyte: si e lexoni ju kete apel?

 

Ishte i drejtperdrejte plotesoni kushtet, ato si parakushte për perspektiven e hapjes së bisedimeve, ato e kane vendosur Shqiperin ne paradhome ne krahasim me vendet e tjera qe se moren para parasysh. Macron tha se shumë vende të BE nuk ishin pro hapjes se negociatave per Shqiperine dhe jo e kundërta për Maqedoninë. Shikohet se ka një diskordancë mes asaj që rekombandoi komisioni dhe qëndrimet e shtetit.  Kjo mendoj se raportet që vijnë nga qendrat e diplomacisë së delegacioni i BE për situatën në Shqipërinë nuk mendoj se janë  aq koherent me qëndrimin e shteteve. Nuk ka si shpjegohet se ka një pozicionim të shumë shteteve pasi ne mendonim se ishte vetëm Holanda, Danimarka, Spanja dhe Franca që e përgjithësoi dhe i shpëtoi fytyrën qeverisë shqiptare sepse përndryshe, nëse Franca  do të kishte nje qëndrim si Gjermania serish nuk do na hapeshin negociatat pasi kishim shume vende kundra dhe i kanë shprehur qartë idetë e tyre.

 

Kushtet që ka vendosur Bundestagu nuk zgjidhen pa zgjidhur krizën politike dhe natyrisht pa bashkëpunimin e opozitës. Në këtë dritë çfarë do të bëjë  opozita?

Apeli me pare i shkon qeverise që duhet të ndryshojë pozicion, e cila thotë se nuk janë në krize dhe te gjithe vendet dhe ndërkombëtarët thonë se jeni në një krizë të thellë. Nëse qeveria vijon me këmbëngulje dhe thotë se nuk jemi në krizë është normalitet, problemi nuk është te Shqipëria, por te ato ne jemi në një statusko, dhe e vetmja menyre për ta ndryshuar situatën eshte ti drejtohemi popullit permes protestave dhe nese nuk ka zgjidhje atehere lind nevoja e nje pakti kombetar per integrimin dhe një pakt për ta futur vendin në binarë kushtetues. Nuk kemi Kushtetuese, parlament kemi nje pushtet jolegjitim,dhe per ta futur vendin ne binaret kushtetues duhen zgjedhjet e parakohshme siç bëri Maqedonia e Veriut e cila nuk mori asn jë kusht në krahasim me ne. Nderkohe ne morem nje qëndrim nga katër vende por që Macron tha se kanë qenë me shume, ai tha se e shpëtuam Shqiperine dhe nuk e ndame nga Maqedonia e Veriut. Qeveria tha nuk kemi përgjegjësi ato kanë problemet e tyre,  Zaev tha se be ka problemet por ne duhet te marrim përgjegjësite dhe të shkojmë në ,gjedhje të parakohshme. Për sa kohë që nuk ekziston dialogu,ku mazhoranca lufton per ruajtjene e statuskose që po e zbardh vendin atëhere opozita ska rrugë tjeter por vetem te protestojë.

 

Ndër të tjera ish deputeti Panariti është shprehur se në momentin kur mazhoranca vijon në  pozicion të papërgjegjshëm për ruajtjen e statuskosë një statusko që po e gropos, varfëron vendin po e pengon dhe zbras dhe nëse je i verbër dhe nuk e vlerëson këtë realitet atëherë opozta nuk ka rrugë tjetër përveç protestave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *