Sekretari për Mediat në PS, Alfred Peza ka deklaruar se për çështjen e negociatave përgjigja përfundimtare do të vijë në datë 18 tetor.

 

I ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, Peza u ndal edhe tek çështja e mini shengenit ballkanik. Duke e cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm, Peza tha se Shqipëria është përfituesja kryesore e këtij procesi pasi ka bilancin më të lartë të tregut sesa Serbia.

 

Ndërsa sa I takon reformës zgjedhore, Peza akuzoi PD se prej 2013 e deri më sot nuk ka marrë asnjë vendim pozitiv sa I takon reformave. Peza I bëri apel opzoitës që të marrë përgjegjësi dhe të votojë ligjin elektoral.

 

Hije të forta dyshimi sot për fatin e negociatave. Një opoinion?

 

Luhet deri në minutën e fundit deri në datën 18. Deri kur të mblidhen kryeministrat e vendeve anëtare të BE për ta vendosur pasi është treguar gjithmonë në vendimmarjen e këtij niveli dhe për çështje të këtij karakteri se loja luhet pikërisht tek kryeministrat. Dhe fakti që vende si Franca nuk do të çojnë as ministrin e Jashtëm në takimin e datës 15 tregon se vula e thatë e kësaj çështjeje mbetet për atje. Jemi shpresëplotë se Europa, Franca vende skeptike do të arrinë deri atë ditë që të kuptojnë se përse zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor I BE por edhe politika në përgjithësi e zgjerimit është jo vetëm në favor të vendeve tona por edhe në favor të BE. Ajo që duket është një lojë e brendëshme, jo vetëm brenda për brenda vendeve të veçanta anëtare por edhe brenda për brenda vendeve të Unionit. Po të kemi parasysh një nga analizat që bënte një nga mediat prestigjoze ndërkombëtare sot lidhje se përfundimi I erës Merkel bën që ndoshta Macron dhe Franca të mendojë se ka ardhur momenti politik dhe gjeopolitik për të qenë ata violina e parë e drejtimit të Europës së ardhshme dhe ndoshta kjo I bën që të laborojnë më tepër tezën riformatimit dhe mënyrës së re të modernizimit dhe funksionimit të BE në funskion me politikat e saj të zgjerimit që pritet të diskutohen në pranverë dhe që e penalziojnë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Fakti që Shqipëria nuk ndahet nga Maqedonia e Veriut në këtë process tregon që nuk është një çështje e Shqipërisë por është një çështje e tyre.

 

Sot kemi mini Shengenin ballkanik në Novi Sad. Kemi parë një sjellje prej nxënësish të mirë të tre udhëheqësve në Novi Sad por edne në një qiell me turbulencë në fluturimin drejt 18 tetorit si për Ramën ashtu dhe për Zaev. Mos u shkon ky zelli I sotëm dëm?

 

Jemi lodhur me lajmet se Ballkani është fuçia e barutit dhe që është vendi ku konsumohet më shumë histori sesa kanë fuqi që ta tresin. Por fakti është që këtë radhë nuk përbëri lajm moment I takimit të udhëheqësve të Ballkanit. Kujtojë këtu kur vetëm para pak vitesh Rama shkonte në Beograd apo kur shtrëngonte dorën qoftë dhe për një foto zyrtare me presidentin e Serbisë. Vetëm ky ishte lajmi që u takuan e kështu me radhë. Ndërkohë fakti që udhëheqsit e Ballkanit tashmë janë duke diskutuar për çështje të tjera që kanë të bëjnë me të ardhmen e një tregu të përbashkët. Kanë të bëjnë me ekonominë…

 

Cilat janë të mirat e kësaj që u nënshkrua sot që në terma zyrtarë quhet zona rajonale ekonomike?

 

Duhet të kuptojmë që kjo është në zbatim të procesit të Berlinit, I cili nisi kohë më parë. Ku dy vjet më parë në Itali, në Trieste në prani edhe të kancelares Merkel, udhëheqësit e 6 vendeve të rajonit tonë u angazhuan për këtë proces. Të mirat janë se nësë deri dje luftrat në Ballkan bëheshin për tregje sot zgjerimi I tregut me të tilla marrëveshje e që bëhen nga “nxënësit e mirë” të politikës ballkanike është një lajm I jashtëzakonshëm pasi tashmë fabrikat shqiptare punishtet shqiptare dhe kushdo që ka dicka për të prodhuar tashmë nuk do prodhojnë për një treg 3 milionë por 20 milionë. Dhe sipas llogaritjeve të ekspertëve të ekonomi financave të FMN dhe Bankës Botërore Shqiëpria është përfituesja kryesore e këtij procesi për shkak se e kemi bilancin tregtar pozitiv. Dy herë më të lartë sesa Serbia dhe është I favorizuar gjithmonë ai vend që ka bilancin tregtar më të madh. Dhe pritet që ky biznes në dy vitet e ardhshme ta dyfishojë këtë bilanc.

 

Reforma zgjedhore është një nga kriteret kryesore për politikën shqiptare. Ende asnjë hap konkret. A është definitisht në gjendje PD-ja ta bllokojë procesin?

 

PD është nga ato lloj opozitash që unë I quaj “Jo” pasi thotë për çdo gjë Jo. Ka që në 2013 e deri më sot që nuk ka thënë Po për asnjë reformë apo lloj procesi dhe për çdo gjë që ajo mendonte jo për ta bllokuar PS e Mazhorancën por edhe sikur ta ndalonte qoftë edhe një metër ajo do ta bënte këtë gjë. Por kur nuk e bllokuan mazhorancën në 30 qershor nuk kanë fuqi që ta bëjnë. E rëndësishme është që ata të bëhen pjesë e procesit e të rikthehen ne sistem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *