Subscribe

Ndërsa “Elbasan Arena” pret sfidën Shqipëri-Izrael e vlefshme për eliminatorët e Botërorit Rusi 2018, ambientet rreth stadiumit dhe rrugët kryesore te qytetit kane pak njerëz. Reshjet e shiut, moti i ftohte dhe masat e shuma te policisë, kane bere qe atmosfera festive qe zakonisht i paraprin takimeve te kombëtares, te jete me e vaket. Deri ne orën 17.00, tifozët duhet te jene futur ne stadium, për shkaqe sigurie. Policia beri te ditur se ata do t’i nënshtrohen nje kontrolli te rrepte. Asnjë send i forte, si monedha, çelësa, fishekzjarrë, kapsolla, flakadanë, flamuj me shkopinj madje as shishe uji dhe çadra, nuk do te lejohen. Policia ne bashkëpunim me agjentët izraelitë, kanë larguar mjetet e parkuara ne afërsi te stadiumit “Elbasan Arena”, ndërsa lokalet jane mbyllur. Mbi dy mije trupa policore, përfshi dhe ato speciale, ndodhen ne qytet te vendosura sipas planit te masave te miratuar pak dite me pare. Kontrolli në ambientet e brendshme të stadiumit kryhet nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit. Ndersa mes tifozëve, do kete prani te madhe te agjenteve te Shërbimit Informativ. Ndërkohe, lëvizja ne rrugën Tirane-Elbasan përmes tunelit, do jete e lire deri ne orën 17.30. Masat ekstreme te sigurisë vijne pas te dhënave per sulme te mundshme terroriste gjate ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *