Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 July 2026
Vizion fokus

Trump: Hamas do të çarmatoset, arrihet marrëveshja në Kajro,...

Balluku në SPAK, pritet t’i komunikohet zgjatja e hetimeve

“Rinasi, rasti i vetëm ku propozuam ndryshim territori”, Mazniku...

Rreth 49 mijë emigrantë kaluan kufirin nga Maroku në...

Mazniku: Në 2027-tën do hyjmë në zgjedhje me sistem...

Shkopi 112 centimetra iu ngul në trup gjatë ngjitjes...

Qytetarët e Poliçanit dogjën teserat e PS dhe kundërshtuan...

“Rama ka ngjallur pakënaqësi”, Berisha sulmon edhe Maznikun: Peng...

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet ndërtesa, një viktimë...

“Reforma e 2014-tës shpopulloi Shqipërinë”, Berisha: Mbyllja e komunave...

Në kërkim të zgjidhjes për “ARMO”

20 Mars 16:31

Qeveria ende nuk ka dhënë asnjë alternativë, se si do të zgjidhet çështja e të vetmes rafineri që prodhon naftën në vend: Armo. Vizion Plus ka mësuar se deri tani grupi i punës, i udhëhequr nga zv/Ministri i Ekonomisë, Ervin Mete, ka çuar disa propozime, por asnjëra nuk është miratuar për shkak të kompleksitetit të çështjes. Por në kohën që situata sa vjen dhe shkon drejt degradimit, presioni për të marrë një vendim për Armo-n bëhet më i madh. Alternativa që do të propozojë ministria e Energjisë, është në mbrojtje të interesave të kompanisë dhe rikthimit të aksioneve shtetit. Kjo në fakt është kundërshtuar nga Ministria e Financave e cila është e interesuar që vetë të mbledhë 60 milion dollarët e detyrimeve që Armo ka në tatime dhe dogana. Vizion Plus ka arritur të sigurojë dokumentet, të cilat japin një zgjidhje, e cila nuk është bërë më parë në Shqipëri. Fillimisht kërkohet të bihet dakord me pronarin e Armo-s, i cili ndodhet në burg në Azerbajxhan, e më pas të falet detyrimi fiskal që ka rafineria. Pjesa e kredive të pakthyera që Armo ka në banka, vlera e të cilave arrin në 207 milion euro propozohet që të zgjidhet me një mënyrë të re: përmes lehtësimit sasior. Forma Quentative Easing, thotë dokumenti është një variant që është ndjekur në SHBA dhe vendet europiane për të shpëtuar nga kriza sektorë strategjikë.

Nje politike e pazbatuar ende ne Ballkan, por ne Europe dhe SHBA ka patur nje përdorim te madh qe pas krizes financiare te vitit 2008 është Quantitative Easing. Ne vitin 2014 SHBA e mbylli kete program me sukses.

Ne përshtatje me te edhe politika e BSH mund te orientohet te shesë bono, rrit normën e interesit dhe investon te industria.

E megjithatë kjo formë ende nuk është vendosur pasi hap debate se kompania nuk është prekur nga kriza por nga mungesa e përgjegjësisë së pronarëve të saj. Administratori i shoqërisë nuk ka ardhur në asnjë mbledhje të bordit të Armo-s, ndërkohë që për 2015-ën nuk është dorëzuar asnjë bilanc në tatime. Për këtë tatimet kanë vendosur një gjobë. Por përveç Armo-s edhe firma që ka marrë me qira një pjesë të asteve të saj është zyrtarisht në faliment, por Drejtoria e Tatimeve, nuk ka marrë asnjë hap për të ndjekur këto procedura. Raportet financiare mbi likuiditetin, kapitalin, aktivet dhe ardhshmërinë financiare tregojnë se shoqëria eshte ne nje vështirësi te përhershme per likuiditete dhe nese nuk kryen nje qarkullim me te madh te inventarit te saj, si dhe te rriti efektivitetin per mbledhjen e borxheve te saj nuk do te arrije te paguaje edhe per periudhën ne vijim furnitorët dhe detyrimet afatshkurtra. Ne fjale te tjera shoqëria eshte nen nje risk te vazhdueshëm per pagimin e detyrimeve tatimore periodike dhe detyrime te prapambetura duke përbëre nje rrezik per faliment per vitin e ardhshëm.

Në 23 mars një kompani përmbarimore do të nxjerrë sërish në shtije një pjesë të Aseteve të Armo-s, këtë herë me gjysmë çmimi, pasi ne ankandin e parë nuk kishte asnjë të interesuar. Me sa duket edhe ankandi i ardhshëm do të dështojë, pasi statusi i shoqërisë është mjaft i komplikuar. Në momentin që është bërë privatizimi, Armo është shitur sëbashku me nënstacionin e energjisë dhe ujësjellësin, ndaj çdo vendim që mund të merret për mbylljen e saj rrezikon mirëqenien e gjithë zonës.

 

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret
Tagged:
ARMO Dogana Ervin Mete Ministria e Financave nafte qeveria Rafineri

Nga e njëjta kategori

“Rinasi, rasti i vetëm ku propozuam ndryshim territori”, Mazniku flet për protestat e socialistëve: Asnjë shërbim s’do largohet nga qytetarët

më shumë...

Mazniku: Në 2027-tën do hyjmë në zgjedhje me sistem të ri, ja qëllimi jonë dhe marrëdhënia me BE

më shumë...

“Flitet për shitje të atdheut”, Rama: Së shpejti do shihni zhvillime të pabesueshme, ja plani jonë brenda 2028-tës

më shumë...

Forcat e Armatosura pajisen me 40 mjetet e para taktike “Made in Albania”, Rama: Fillon një fazë e re, dikur ushtria ishte në pikë të hallit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:33

Aktori Ben Affleck fiton 1 milion dollarë...

3:26

Në 6 gusht seanca e konstituive, Albulena...

3:17

Trump: Hamas do të çarmatoset, arrihet marrëveshja...

3:00

Fluks i lartë në pediatrinë e Korçës,...

2:49

Ju ndihmojë të freskoheni gjatë verës, ja...

2:43

Komedia “Demos” shfaqet në Korçë, vepra e...

2:22

“Nuk duhet të shkrihet”, banorët e Maliqit...

2:05

Balluku në SPAK, pritet t’i komunikohet zgjatja...

2:01

“Shehu nuk i jep llogari as Dumanit...

1:45

“Rinasi, rasti i vetëm ku propozuam ndryshim...

1:31

Theu “Arrestin në shtëpi” dhe vodhi një...

1:28

Patosi kundër propozimit të PS për ndarjen...

1:21

Rreth 49 mijë emigrantë kaluan kufirin nga...

1:05

Mazniku: Në 2027-tën do hyjmë në zgjedhje...

1:00

Shkopi 112 centimetra iu ngul në trup...

12:30

Qytetarët e Poliçanit dogjën teserat e PS...

12:22

Gjobiten 2 pronarë lokalesh në Golem, policia:...

12:21

“Rama ka ngjallur pakënaqësi”, Berisha sulmon edhe...

12:07

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun...

11:58

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet ndërtesa,...

Më të klikuarat

  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
  • Forcat e Armatosura pajisen me 40 mjetet e para taktike “Mad...
  • Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.