Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Durrës kanë finalizuar operacionin “Ekstradimi” nga ku është arrestuar një person I shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

 

Shteasi i arrestuar është me inicialet S.J., banues në Durrës.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Cagliarit,Itali, me vendimin Nr.7855/17, datë 17.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale”.

 

Ndërkohë Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *