Alexei Navalny kërkon kthimin e rrobave që kishte veshur kur ra në koma muajin e kaluar, duke akuzuar Moskën për fshehjen e provave të rëndësishme për helmimin e tij me agjentin nervor “Novichok”.

Navalny, një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin, pohon në një postim në rrjetet sociale se rrobat e tij u hoqën para se të transferohej nga Siberia në Gjermani për trajtim mjekësor.

 

“Para se të më jepnin leje për t’u transportuar në Gjermani, ata më hoqën të gjitha rrobat dhe më dërguan lakuriq. Duke qenë se “Novichok” u gjet në trupin tim, rrobat e mia janë një provë e rëndësishme. Ata u përpoqën të më vrisnin me një substancë helmuese të përdorur nga ushtria.”

 

Navalny tregon se dy laboratorë të pavarur në Francë dhe Suedi, si dhe laboratori special i ushtrisë gjermane kanë konfirmuar ekzistencën e Novichok në trupin e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *