Në vitin 2070 islami do të jete feja me numrin më të madh të besimtarëve në botë. Këtë fakt e konfirmon një studim i fundit i Qëndrës për Kërkime “PEW” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Aktualisht Islami është feja e dytë më e madhe në botë, pas Krishterimit. Në vitin 2010, Indonezia ka pasur popullsinë më të madhe myslimane në botë, por ajo e Indisë do të bëhet më e madhja në vitin 2050, parashikon Qendra e Kërkimeve PEW.

 

Sipas të njëjtit burim, popullsia e krishterë në Britani dhe në Francë do të bie për 50 përqind dhe 10 përqind e njerëzve në Evropë parashikohet të jenë myslimanë më 2050, raporton REL.

 

Në SHBA, një në 50 njerëz do të jetë mysliman në vitin 2050, përfundon studimi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *