Ministja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste, teksa ka bërë me dije projektet që synohen që të realizohennë fushën e arsimit në vijim.

 

Manastirliu u shpreh se 2024 do të jetë viti histori i rritjes së pagave. Gjithashtu tha se do të ketë rritje të nurmit të mësuesve për nxënësit në nevojë, si dhe do të ndërtohen më shumë se 150 shkolla, terrene, palestra.

 

Nga 2024 nisim rimodelimin e kurrikulave, do të nisim programin e zhvillimit professional të fëmijëve. Do të rrisim deri në 2 mijë numrin e mësuesve ndihëms në vitet e ardhshme. Sikurse kryeministri Rama e ka shpallur viti 2024 do të jetë viti historik i rritjes së pagave duke e çuar pagën e mësuesit në 950 euro. Plani ynë është ndërtimi i më shumë se 150 shkollave, terreneve, palestrave sportive në të gjithë vendin. Nuk do të ndalemi së investuari në drejtësi. Në 2025 do të kemi 650 laborator smart e të intelidhencës artificiale. Do të shtrijmë dhe testet e digjitalizimit në maturat shtetërore.”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *