Komisioni i Venecias i është përgjigjur kërkesës së presidentit Ilir Meta për t’u shprehur në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në letër theksohet se nuk do të ndiqet procedura urgjente, por mendimi i Venecia-s do të jetë gati në fillim të muajit dhjetor, pasi do të përgatitet sipas procedurave të zakonshme.

“I nderuar Z. President, Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, opinioni do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në muajin dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.”

Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve hodhi poshtë këtë të martë kërkesën e Metës për kthimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Kryeministri Edi Rama deklaroi se Parlamenti nuk do të presë opinionin e “Venecias”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *