Ekspozimi afatgjatë ndaj dyoksidit të azotit (NO2) mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së disa lloje kancerësh tek njerëzit. Sipas ekspertëve, rrezik nuk është veç zhvillimi i kancerit të mushkërive por edhe një sërë kancere të tjera si kanceri i zorrës së trashë dhe prostatës.

 

Ndërsa ndotja e ajrit është njohur si një faktor kryesor rreziku për kancerin e mushkërive dhe ka treguar një lidhje me rrezikun e kancerit të gjirit, marrëdhënia e tij me forma të tjera si kanceri i prostatës, zorrës së trashë dhe endometrial nuk është studiuar në mënyrë adekuate .

 

“Gjetjet tona zbulojnë besueshmërinë biologjike të ndotjes së ajrit si një faktor rreziku për kancere specifike, ” thotë Yaguang Wei, një studiues në Departamentin e Shëndetit Mjedisor.

 

Ekipi hulumtues mblodhi dhe analizoi të dhënat nga pjesëmarrësit e Medicare të moshës 65 vjeç e lart nga 2000 deri në 2016, të cilët nuk ishin diagnostikuar me kancer për të paktën 10 vitet e para të periudhës së studimit. Ata krijuan katër grupe për çdo lloj sëmundjeje malinje – gjirit, zorrës së trashë, endometrit dhe prostatës, me 2.2 deri në 6.5 milionë njerëz, dhe kryen analiza specifike për të testuar rrezikun e kancerit në lidhje me ekspozimin ndaj ndotësve, bazuar në faktorë të tillë: si mosha, gjinia (vetëm kanceri i zorrës së trashë), raca/etnia, indeksi mesatar i masës trupore (BMI) dhe statusi socio-ekonomik.

 

Për të vlerësuar ekspozimin individual gjatë një periudhe 10-vjeçare, studiuesit bazuan në disa burime të të dhënave për ndotjen e ajrit dhe ndërtuan një hartë parashikuese të përqendrimeve të PM2.5 dhe NO2 në rajonet e SHBA-së.

 

Ekspozimi kronik ndaj PM2.5 dhe NO2 rrit rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe prostatës, por nuk përben rrezik për shfaqjen e kancerit endometrial.

 

Ekspozimi ndaj NO2 u shoqërua me gjasa të reduktuara të kancerit të gjirit, ndërsa lidhja për PM2.5 mbeti e paqartë. Një shpjegim i mundshëm, sipas studiuesve, është dallimi në përbërjen kimike të PM2.5, e cila është një përzierje komplekse e grimcave të ngurta dhe të lëngshme.

 

Analiza në zonat ku nivelet e ndotjes së ajrit ishin dukshëm më të ulëta se standardet kombëtare të sigurisë, dhe përbërja e PM2.5 mbeti e qëndrueshme, efekti i tyre në rrezikun e kancerit të gjirit ishte më i theksuar.

 

Në nivele më të ulëta të ndotjes gjithashtu u gjetën lidhje më të forta midis ekspozimit ndaj të dy ndotësve dhe rrezikut të kancerit endometrial.

 

Duke analizuar rrezikun për secilin nëngrup, studiuesit dorën në rezultatet se:

 

Rajonet me BMI mesatare më të lartë mund të përballen me rrezik më të lartë për të katër kanceret nga ekspozimi ndaj NO2.

 

Rrezik për të katër llojet e kancerit përbëjnë edhe në zonat me ajër të pastër në dukje, ku nivelet e ndotësve ishin nën udhëzimet e përditësuara të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (më të ulëta se standardet aktuale të SHBA).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *