Të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Hungari, apo që e kanë të pamundur të largohen nga zona Schengen brenda periudhës 90 ditore për shkak të situatës krijuar nga Covid-19, mund të aplikojnë për zgjatjen e vizës së tipit C pranë autoriteteve hungareze. Periudha e qëndrimit zgjatet sipas klauzolës vis maior të Kodit të Vizave (Kodi i Komunitetit për Vizat).

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon ata qytetarë shqiptarë që iu ka skaduar viza dhe që e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë jashtë vendit, të paraqesin kërkesën e tyre për zgjatjen e vizës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të Huajt në Hungari.

 

Shqiptarët mund të kontaktojnë me autoritetet hungareze, si dhe të informoheni në lidhje me situatën e koronavirusit dhe si ndikon kjo në procedurat e zgjatjes së qëndrimit, nëpërmjet linqeve të mëposhtme:

 

http://oif.gov.hu/index.php?option=com_k2&view=item&layout=item&id=32&Itemid=677&lang=en

 

http://oif.gov.hu/index.php?lang=en

 

http://oif.gov.hu/index.php?option=com_k2&view=item&layout=item&id=1550&Itemid=2017&lang=en

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *