Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 November 2025
Vizion fokus

Begaj pret në takim ambasadorët e Panamasë dhe Indonezisë,...

Merz: Putin duhet ta kuptojë, nuk ka asnjë shans...

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, lëndohen 2 persona

Von der Leyen: Moska nuk ka qëllim të vërtetë...

Tmerr në Itali/ Arrestohet 38-vjeçarja, tentoi të vriste foshnjën...

“Forcojmë kapacitetet vendore”, Mazniku: Duam reformë konsensuale, herët për...

Trump optimist për planin e paqes, javën tjetër i...

Ndoqi me sharrë elektrike oficerin në Skoci, shpallet fajtor...

Bashkitë duan më shumë para, të zgjedhurit vendor: Duhen...

Familjet dhe bizneset morrën më shumë hua në tetor,...

Ndjekje si në filma, 30-vjeçari shqiptar arrestohet pasi tentoi t’i ikte policisë

9 Gusht 16:52

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane një natë më parë, ndërsa kryente maniovra të rrezikshme në rrugë.

Por para se të ndalohej mes tij dhe policisë është zhvilluar një garë prej 60 kilometrash. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar.

Gjithçka nisi në lagjen Borgo Bovio, në rrugën ‘Via Val D’Aosta’ në Terni, kur i riu, duke drejtuar një automjet, refuzoi të ndalonte për kontroll dhe u largua me shpejtësi të madhe.

Gjatë arratisjes, ai kreu manovra jashtëzakonisht të rrezikshme, përfshirë parakalime në sens të kundërt dhe shkelje të përsëritura të rregullave të qarkullimit, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Arratisja vijoi në rrugën ‘Via Tre Venezie’ dhe më pas në drejtim të Rietit përmes rrugës SS79 Bis, ku në një moment, një nga patrullat e policisë u detyrua të frenonte në mënyrë emergjente për të shmangur përplasjen me një kamion që vinte përballë. Rreziku vazhdoi edhe më tej, kur 30-vjeçari bëri një kthesë të papritur në afërsi të Contiglianos, duke marrë drejtimin e kundërt drejt Ternit dhe më pas duke hyrë në autostradën E45.

Pas më shumë se gjysmë ore ndjekje intensive, arratisja mori fund në Montecastrilli, ku automjeti i shqiptarit u përplas me një makinë tjetër të drejtuar nga një 40-vjeçar italian. Aksidenti i dha fund ndjekjes dhe policia arriti ta arrestojë të dyshuarin.

Sipas autoriteteve, 30-vjeçari është vënë në pranga për kundërshtim të forcave të rendit dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit. Gjykata e Ternit ka konfirmuar arrestimin dhe ka vendosur ndaj tij masën e ndalimit të qëndrimit në qytetin e Ternit.

Ndërkohë, Prefekti Michele Abenante ka firmosur urdhrin për transferimin e tij në një Qendër të Pritjes për Riatdhesim (CPR), nga ku do të dëbohet përfundimisht nga territori italian.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh në opinionin publik, ndërsa autoritetet italiane kanë vlerësuar operacionin e koordinuar të policisë që bëri të mundur arrestimin pa pasoja më të rënda.

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
filma Ndjekje Shqiptar Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Reshje shiu në të gjithë vendin, borë në zonat malore

më shumë...

Merz: Putin duhet ta kuptojë, nuk ka asnjë shans për të fituar këtë luftë

më shumë...

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, lëndohen 2 persona

më shumë...

Von der Leyen: Moska nuk ka qëllim të vërtetë për t’u angazhuar për bisedimet e paqes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • “E le Roelin jetim, nuk prite të të thërriste babiR...
  • E trishtë! Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi
  • Krim horror në Greqi/ Nusja e varur nga kumari masakron vjeh...
  • E FRIKSHME/ Skema e PENSIONEVE, ja ç’ndodh në 10 vite:...
  • Atentat 10 sekonda, drejt Sulës u qëllua me kallashnikov dhe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.