E enjte, 22 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Familjet dhe bizneset morrën më shumë hua në tetor, u regjistruan 35.1 mld lekë kredi të reja

Kreditimi në ekonomi ka vijuar rritjen gjatë tetorit. Sipas Bankës së Shqipërisë, bankat dhanë 35.1 miliardë lekë kredi të reja në një muaj, 30% më shumë se tetorin e kaluar.

Gjatë 10 muajve të parë të vitit, janë disbursuar rreth 342 miliardë lekë kredi për ekonominë, një rritje prej 11% krahasuar me një vit më parë.

Reklamë

Bizneset po tregojnë shenja rimëkëmbjeje të huamarrjes. Në tetor, kreditë e reja për bizneset arritën 20 miliardë lekë, niveli më i lartë për këtë vit dhe 24% më shumë se një vit më parë. Në total për 10-mujorin, bizneset kanë marrë 226.7 miliardë lekë kredi, vetëm 3.6% më shumë se vjet, por me ritme që po përmirësohen muaj pas muaji.

Individët po marrin hua me ritme edhe më të shpejta. Në tetor, bankat dhanë 10.2 miliardë lekë kredi për familjet, një rritje mbi 22% nga viti i kaluar. Për periudhën janar–tetor, kreditimi i individëve ka arritur 105.6 miliardë lekë, me rritje 23%.

Reklamë

Edhe pse nga korriku kanë hyrë në fuqi rregulla më të rrepta për kreditë e banesave, deri tani këto masa nuk kanë sjellë ulje të kërkesës.

Portofoli total i kredisë në ekonomi arriti në 906.1 miliardë lekë në tetor, duke u rritur me 11.5% në bazë vjetore. Rritjen më të madhe po e sjellin individët, me gati 18% më shumë hua, ndërsa kreditimi për bizneset vijon me ritëm më të ulët, rreth 8.7% në vit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë