Subscribe

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shpreh shqetësimin për kostot që rëndojnë mbi sektorin.

 

Në mbledhjën e asamblesë që u zhvillua këtë të enjte, fokusi kryesor ishte te barra e taksave që paguajnë kompanitë si dhe arbitrariteti I administratës publike.

 

Për këtë arsye, disa grupe pune do të ngrihen për të kundërshtuar disa nga problematikat, ku një prej tyre është monopoli i taksës së dherave që paguajnë ndërrtuesit.

 

“Për taksën e dherave. Ajo nuk është taksë, por është gjobë, ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj të vini të kontribuoni me ekspertizën tuaj, pasi kjo nuk është betejë as e kryetarit dhe as e bordit, por është një cështje që na prek të gjithëve”, u shpreh Erion Harizi, kryetari i Bordit të Shoqatës së Ndërtuesve.

 

Një tjetër shqetësim është edhe taksa prej 3% që paguan ky sektor për shtresat në nëvojë. Kjo taksë konsiderohet antikushtetuese, pasi nuk paguhet nga të gjithë bizneset, dhe mbi të gjitha nuk ka një transparencë të parave që përdoren nga ky fond.

 

“Kjo është një taksë antikushtetuese. Strehimi social është një plagë e të gjithëve ndaj nuk mund të rëndohet vetëm një sektor nga ky detyrim”, u shpreh Luigj Aleksi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve.

“Ne vërtetë paguajmë fondit për strehimin social, por ka një mungesë të theksuar transparence se si përdoren këto para”, u shpreh Harizi.

 

Taksa e infrastruktrurës e dhjetefishuar është një tjetër kosto që rëndon sektorin, i cili kërkon zgjidhje. Ndaj kjo do të jetë nje tjetër cështje për të cilën ndërtuesit do të kërkojnë rishikim të saj.

 

“Duke nisur nga dhjetori i vitit 2015 u 10-fishua detyrimi për taksën e infrastrukturës, duke ndikuar direkt në rritje çmimi nga mesatarisht 7 euro për m2 në 80 euro për m2 në Tiranë”, u shpreh Luigj Aleksi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve.

Çdo kompani paguan taksë prone dhe cdo detyrim tjetër që përfshihet në një banese edhe për ato apartamente që kanë mbetur stok.

 

Të gjitha këto shqetësime do të adresohen pasi kanë rritur çmimet finale në treg, një fakt ky i cili mund të shoqërohet me tkurrje të kërkesës për blerje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *