Ndërron jetë historiani i njohur shqiptar Arben Puto. Profesor Puto ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar edhe nga familjarët. Studiuesi Arben Puto është një prej historianëve dhe ekspertët shqiptarë më të njohur të të drejtës ndërkombëtare. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim “Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore”, “E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar”, “Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926”, “Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në përqasje me Kushtetutën e Shqipërisë”, “Nëpër analet e diplomacisë angleze”, “Shqipëria Politike 1912-1939” dhe “Lufta italo-greke, diktatorë e kuislingë”. Por, veç kësaj, Puto është treguar i ndjeshëm edhe ndaj temave të ndryshme e debateve të nxituara nga vendime të ndryshme në dëm të Shqipërisë. Profesor Puto është dhe një nga historianët dhe specialistët e shquar të së drejtës ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *