21 emigrante që vinin nga vendet e lindjes janë ndaluar gjatë fundjavës nga policia kufitare. Grupi prej 17 personash u  ndaluan ne Trestenik, ndërsa grupi tjetër prej 4 personash  u ndalua ne qytetin e Bilishtit. Sipas policisë, shumica e emigranteve ishin siriane dhe irakene.

 

Ata janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë për të plotësuar dokumentet dhe në rast refuzimi do te kthehen në vendet e origjinës. Vetëm brenda këtij viti nga policia kufitare ne juglindje te vendit, janë kapur ne vijën e gjelbër 183 refugjate siriane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *