Lezhë- Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për ndarje dhe shitje në doza të lëndëve narkotike në Shëngjin.

Vizion Plus mëson se i arrestuari është Emiljano Bibi, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *