Ka ndërruar jetë këtë të premte gazetari Sulejman Gashi, i cili punonte si korrespondent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Radio Televizionin e Kosovës.

Kane qenë djali i gazetarit ai që e ka bërë të ditur lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Gashit.

Në një postim në “Facebook”, i biri shkruan se varrimi do të bëhet në vendlindjen e tij në Kosovë.

“Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë. Varrimi i të ndjerit do të bëhët në vëndlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij. Në ditët në vijim do të ju japim informata të mëtutjeshme. Ne jemi mirënjohës për respektin dhe dashurinë që njerëzit e kanë për më të dashurin tonë, Sulejmanin, por ju lusim që bashkërisht të respektojmë masat e shëndetit publik në këtë kohë pandemie. Ju jemi mirënjohës për respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë tejët të vështirë për familjen dhe farefisin tonë. Me respekt, Familja e z. Sulejman Gashi”

4 vite më parë, gazetari pësoi arrest kardiak gjatë një udhëtimi pune në qytetin Salt Lake City në Utah dhe nga ai moment gjendja e tij shëndetsore nuk u stabilizua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *