Subscribe

Ky edicion i 23-të i Panairit të Librit, nderon me çmimin “Autori i Vitit” gazetarin dhe publicistin Fatos Baxhakun, për veprën që ka lënë pas “Në emër të Noes”.

 

Motivacioni mbetet “ stili i veçantë e për t’u lakmuar i rrëfimit të historisë së Shqipërisë”. Në emër të Fatosit, vëllai Artur Baxhaku mori çmimin, ndërsa ndau disa kujtime të vyera me të vëllain nga panairet e jetuara së bashku.

 

“Kthehesha nga panairi dhe zbrazja çantat me libra dhe pastaj diskutonim e shijonim së bashku. U desh të jepej ky çmim që të kthehesha në panair.”

 

Agim Doksani u shpall përkthyesi më i mirë për këtë vit, ndërsa Primo Shllaku përkthyesi më i mirë i letërsisë frënge.

 

“Këtë çmim ua kushtoj të gjithëve përkthyesve, veçanërisht atyre italianë, që kanë dhënë një kontribut të palodhur për sjelljen sa më bukur në shqip të kësaj letërsie.”

 

Cmimi i letrësisë për fëmijë shkoi për shkrimtaren Adelina Mamaqi.

 

“Letërsia për fëmijë duhet quajtur pjesë integrale e letërsisë për të rritur.”

 

Këtë radhë si asnjë herë më parë, Panairi i Librit ndau një çmim të veçantë, çmimin e lexuesit më të mirë të bibliotekës, që iu dorëzua nëntë vjetarit Jamarber Hoxha, për dashurinë që ka për librin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *