Subscribe

Granit Deromenaj ,personi që ndodhej në automjetin e Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua të hënën në mes të Vlorës, ka deshmuar ne polici.

 

Ai ishte ulur në vendin e parë në makinën ku u vra me breshëri plumbash 40-vjeçari, ndërsa deklaroi se nuki i njeh dy autorët e vrasjes, pasi ishin të maskuar.

 

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy persona me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit”, deklaroi ai.

 

Viktima po udhëtonte me mjetin “BMW”, kur një automjet tjetër po e priste e parkuar pranë një karburanti. Sapo Birçaj mbërrin, 2 atentatorët dalin të maskuar dhe të armatosur nga makina, duke qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 40-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *