E premte, 23 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Muzeu për At Gjergj Fishtën, zgjidhet problemi i pronësisë

Një javë më parë disa të rinj marshuan në kryeqytet me një kërkesë, ndërtimin e një shtëpie muze për Gjergj Fishtën. Sot, ata kanë mbledhur jo vetëm donatorët që iu përgjigjën nismës së tyre, por edhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës për një hap tjetër.

 

Reklamë

Një tryezë e rrumbullakët në Lezhë, pranë shtëpisë ku lindi dhe banoi At Gjergj Fishta, ishte diskutimi mbi të cilin pritet të nisë puna, jo thjesht për rikonstruksionin, por edhe shndërrimin e shtëpisë në muze. Sipas zv/ Ministrit të Kulturës, Zef Çuni, problemi nuk ka qenë asnjëherë te paratë, por tek pronësia, e cila tanimë është zgjidhur.

 

Reklamë

Nga Lezha, zv/ministri ka bërë me faj edhe pushtetin lokal që për një figurë të madhe si Fishta mund të kishte bërë më shumë, pa pritur të rinjtë apo zgjidhjen nga pushteti qendror.

 

Më shumë video

Reklamë