Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka bërë thirrje opozitës në vend të që mos e kthejë çështjen e kufirit me Malin e Zi në një kauzë politike, pasi kjo shkon në kundërshtim me interesat kombëtare. Në një koment në rrjetin social facebook, Mustafa deklaroi se po tentohet të ndryshohet vija kufitare me ndryshimin e komisioneve. Por një gjë e tillë sipas tij është e pamundur, pasi përcaktimi i kufirit është rezultat i një vullneti dy palesh dhe i faktorit ndërkombëtar. Kreu i qeverisë Mustafa përfundon mesazhin e tij duke thënë se vija kufitare me Malin e Zi do të kalojë së shpejti në kuvendin e Kosovës. Ai ftoi partitë opozitare qe tashme jane kthyer ne parlament per ta votuar ketë pakt. Me herët, Brukseli ka njoftuar se heqja e vizave per Kosovën do te ndodhe pas miratimit te marrëveshjes per kufirin me vendin fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *