Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi e cilëson 2 marsin, datë kur presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për tubim, si të gjitha ditët e tjera.

 

I ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje në “Kapital” në “Vizion Plus”, Murrizi nuk ka pritshmëri se atë ditë mund të ndodhë ndonjë gjë. Sipas tij, në kujtesën e Shqipërisë janë regjistruar vetëm dy episode, vrasja e Azem Hajdarit në vitin 1998 dhe 21 janari i vitit 2011.

 

“2 marsi do të jetë një datë si 1 marsi dhe 3 marsi. E kanë bërë sikur do bëhet kjameti. Dy episode ka pas Shqipëria që janë: viti ‘98 vrasja e Azem Hajdari dhe 21 janari.”

 

Murrizi e konsideron të pamoralshme një protestë që iniciohet nga një President që është votuar nga ata që i quan bandë apo “grush shteti”.

 

“Nëse është manifestim është fiks për 1 maj, ta kishte shtuar edhe 2 muaj më tej. Shumë qytetarë kanë nevojë për të protestuar, por të jetë inicuesi i opozitës, presidenti, aq më shumë i ardhur në atë karrige nga votat e atyre që i quan grusht shteti apo bandë, e shoh të pamoralshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *