Kreu i grupit parlamentar demokratik, Myslim Murrizi nuk do ta votojë marrëveshjen për reformën zgjedhore nëse nuk hapen listat. Pas takimit me kryeministrin Rama, ai tha për mediat se opozita parlamentare nuk do votojë “asnjë arrnim të Kodit Zgjedhor”.

Murrizi u shpreh se Rama, PD dhe LSI i shohin shqiptarët si votues e jo si zgjedhës, duke theksuar se nuk so të votojë pazaret e mazhorancës me PD-në, ndërsa pohoi se nuk do të heqë dorë as nga depolitizimi i administratës zgjedhor.

 “I kërkuam Ramës që shqiptarët kërkojnë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Nuk votojmë asnjë buzëkuq apo arrnim të Kodit Zgjedhor nëse nuk preken neni 68, Listat e Hapura. Të paktën njëherë në 30 vite rezultati mos jetë i paragjykuar. Ne nuk votojmë asgjë nga ajo që do. Rama nuk është pro listave të hapura. Shqiptarët nuk i duan si zgjedhës, por si votues. Shpresoj tek uniteti i opozitës parlamentare, që të ulim në tokë Ramën. Nuk besoj që jemi zemëruar me të. PPP dhe për pazare takohen me të tjerët, ne vetëm për sistemin zgjedhor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *