Mozzik është një ndër reperet me te njohur shqiptare dhe pas shumë problemeve që i ndodhën me ish-labelin e tij, ON Records, ai vazhdon t’ia dale me sukses. Madje së fundmi ai ka dhënë një lajm vërtet të trishtë për të gjithë fansat e tij. Ai gjatë gjithë verës dhe deri më 1 janar të vitit 2019 nuk do japë asnjë concert. Por të paktën projektet nga ai do vazhdojnë dhe me shumë siguri do jenë HIT-e, si të gjitha këngët e tij deri më tani.

 

 

“I lajmëroj fillimisht fansat që këtë vit nuk do të jem prezent në koncerte, turne, organizime në Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Gjermani e gjithandej botës. Sigurisht që do më mungoni dhe ju, sepse tani jeni bërë pjesë e jetës time. Kam në plan shumë projekte të cilat do t’jua dëshmoj gjatë kësaj periudhe të shkurtër. Këngët, videoklipet, bashkëpunimet nuk do të ndalen. Ndërsa koncertet fillojnë nga muaji janar i vitit 2019. Shihemi. Me respekt Mozzik.”, shkruan reperi, por surprizat nga ai nuk mungojnë.

 

 

 

 

Shumë pak prej fansave të tij, për të mos thënë askush nuk vuri re detajin që ne  dalluam. Në mbishkrimin krahas fotos ai shkruan: “Do flet koha, ju premtoj”, por detaji qëndron te ‘hashtag’-et (#), që Mozzik ka vendosur. Një prej tyre është #WARNERMUSIC, ku bëhet fjalë për gjigandët e industrisë muzikore. Në të bëjnë pjesë edhe 3 shqiptaret me famë botërore Bebe RexhaRita Ora dhe Dua Lipa. Epo tani duhet thënë se detajet janë ato që na surprizojnë dhe tani ky po që është një SUPER lajm për fansat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *