E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i keq, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet në port

Ilustrim · Vizion Plus

Trageti i linjës Vlorë–Brindisi, i cili ka mbërritur në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, nuk ka mundur të ankorohet në port për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Era e fortë dhe dallgët e larta e kanë detyruar mjetin lundrues të qëndrojë në radë, në pritje të një momenti të favorshëm për manovrim.

Autoritetet portuale bëjnë me dije se, nëse kushtet e motit përmirësohen, trageti do të kryejë ankorimin e planifikuar.

Megjithatë, ai duhet të nisë sërish udhëtimin drejt Brindisit, pasi situata detare pritet të përkeqësohet në orët e pasdites.

Ndërkohë, kapitaneria është në gatishmëri dhe po ndjek nga afër zhvillimet në det, për të marrë vendimin më të sigurt në lidhje me lëvizjen e tragetit dhe menaxhimin e situatës në port./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh