Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Côte d’Azur-in të Francës duke shkaktuar dy viktima dhe një të zhdukur.
Sipas autoriteteve franceze viktimat janë gjetur në Var.
“I pari u gjend në fshatin e Muy, në afërsi të zonës ku një barkë shpëtimi u përmbys dje në mbrëmje me tre zjarrfikës dhe tre civilë në bord. Një prej civilëve rezulton i zhdukur”.
Rajonet janë në alarm të kuq si pasojë e stuhive dhe përmbytjeve që nga e shtuna, ndërkohë që sipas meteo francë gjendja duket pakëz më e qetësuar tani dhe alarmi është ulur në nivelin portokalli.
Ndërkohë si pasojë e rrezikur nga përmbytjet janë evakuar disa qytete dhe në të tjera rajone u është kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.





