51 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në qytetin e Durbanit në Afrikën e Jugut.

 

Shifrat janë bërë të njohura nga vetë zyrtarët afrikano jugor.

 

Presidenti Cyril Ramaphosa është nisur drejt zonave të prekura për t’u njohur nga afër me dëmet e shkaktuara.

 

Pjesët jugore dhe lindore të vendit gjatë ditëve të fundit u goditën rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm.

 

Ndërkohë që pritet që përmbytjet të prekin dhe zonat bregdetare të Afrikës së Jugut si pasojë e motit të keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *