Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i presionit të lartë atmosferik duke kushtëzuar kthjellime në zonat e ulta dhe vranësira të herë pas-herëshme në zonat malore. Por pasditja do të ri-sjellë kthjellimet në të gjithë shqipërinë. Kushtet e motit të kthjellët do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.

 

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -5°C në 13°C.

 

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

 

Rajoni dhe Europa

Vendet e Rajonit, Brigjet e Egjeut dhe Europa Qendrore paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësirat e herë pas-herëshme.

 

Ndersa në kushtet e motit të paqëndrueshëm me reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta do të PARAQITET Europa Lindore dhe Europa Veriore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *